Ministri Mbrojtjes i Australisë: Zhvillimi ushtarak i Kinës kërkon përgjigje
Operacionet e forcave të mbrojtjes së Australisë për të mbrojtur rrugët detare tregtare, përfshirë ato që kalojnë në Detin e Kinës Jugore, po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme, pasi Pekini po ndërmerr “ndërtimin më të madh ushtarak në botë sot”, tha ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, sipas “Reuters”.
“Rrugët detare të hapura, përfshirë korridoret tregtare që kalojnë nëpër Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore, janë në qendër të interesit kombëtar të Australisë”, tha Marles sot në fjalën hapëse të një konference detare në Sidnei.
“Ky mision është sfidues dhe, në të vërtetë, po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ndërtimi më i madh ushtarak në botë sot është ai i Kinë”, tha ai në konferencën Indo-Paqësore.
“Fakti që kjo po ndodh pa ndonjë siguri strategjike, do të thotë se për Australinë dhe shumë vende të tjera kërkohet një përgjigje”.
Marles tha se Australia po rrit shpenzimet ushtarake për të ndërtuar një flotë “më të aftë, më vdekjeprurëse dhe me rreze të gjatë veprimi”.
Kjo përfshin blerjen e fregatave nga Japonia, zhvillimin e dronëve nëndetës me kompaninë amerikane “Anduril”, dhe zgjerimin e kantierëve detarë në brigjet që përballen me Oqeanin Indian.
Dhjetëra komandantë të marinës dhe rojeve bregdetare, përfshirë ata nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Filipinet, Singapori dhe Ishujt e Paqësorit, po marrin pjesë në konferencën në Sidnej e cila zhvillohet në një kohë kur Australia po përgatitet të ndërtojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore me Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë përmes partneritetit “AUKUS”.

