(PA)SIGURIA KIBERNETIKE/ Simo: Vajzat në tërësi janë më të prekshme. Hazizaj: Çështja e legjislacionit, ende e pazgjidhur

Rreziku që i kanoset të rinjve në rrjetet sociale dhe veçanërisht rreziku për vajzat e mitura, ishte temë e një diskutimi në “Ora News” ku të ftuar ishin sociologia Marsi Simo dhe drejtori i CRCA-së Altin Hazizaj.

Në fjalën e saj, Simo bëri një “skanim” të problematikave që vijnë nga rrjetet sociale.

“Vajzat në tërësi dhe jo vetëm në vendin tonë janë më të prekshme për sa përket problematikave, jo vetëm në hapësirën online, por edhe në jetën reale.

Ato janë në fokusin e manipulatorëve, duke qenë se janë vajza dhe janë gjithmonë objekt tërheqjeje, por nga ana tjetër vajzat janë ato që bien në sy se mund të kryejnë më pak vepra penale.

(PA)SIGURIA KIBERNETIKE/ Simo: Vajzat në tërësi janë më

Pasi pothuajse në 98% të veprave penale nga meshkujt, por edhe vajzat dhe gratë shihen si figura e fshehin krimin dhe duken më të besueshme.

Në botën online janë parë se janë më të brishta dhe mundet të peshkohen nga manipulatorët jo vetëm për afera seksuale, por edhe me vepra të tjera që lidhen me atë që quhet “dark ueb”, e cila është shumë herë më e thellë nga sa ne e dimë apo kemi informacion sepse mundet të jenë vajzat lidhjet e këtij uebi apo kësaj bote shumë të rrezikshme”, u shpreh ndër të tjera sociologia, Marsi Simo.

Nga ana tjetër, drejtori i CRCA-së, Altin Hazizaj u shpreh se Shqipëria ka probleme me mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën kibernetike.

(PA)SIGURIA KIBERNETIKE/ Simo: Vajzat në tërësi janë më

“Çështja e legjislacionit është një çështje e vjetër për Shqipërinë. Organizata jonë ka që në vitin 2013 që ka kërkuar, ka propozuar ndryshime në Kodin Penal në mënyrë që të gjitha ato vepra që kanë qëllime seksuale të dënohen. Dhe këtu nuk e kam fjalën për dhunën seksuale që natyrisht që dënohet, por po flasim për ato vepra që janë të lidhura ngushtësisht me hapësirën kibernetike”, theksoi ndër të tjera Altin Hazizaj.

NDIQNI DISKUTIMIN E PLOTË ME EKSPERTËT MARSI SIMO DHE ALTIN HAZIZAJ