VIDEO/ Arsenali fiton ndaj Burnley "të" Brojës, spektakël te Nottingham-Manchester United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2025, 19:09
Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga ndeshjet e Premier League. Asnjë problem për Arsenalin, me Gooners që triumfuan 0-2 ndaj Burnley.
Gyokeres dhe Rice vendosën sfidën në “shinat” e duhura, që në pjesën e parë. 14 minuta lojë edhe për Brojën, me sulmuesin e kombëtares që u aktivizua në fundin e ndeshjes.
Spektakël në “City Ground”, me ndeshjen mes Nottingham dhe Manchester United që përfundoi në shifrat 2-2.
Casemiro zhbllokoi shifrat në favor të mysafirëve, por vendasit përmbysën shifrat me Gibbs White dhe Savona. Diallo barazoi shifrat, me golin e tij, 9 minuta nga fundi.
