Anija shqiptare Lissus së bashku me autoritetet turke, i vijnë në ndihmë një mjeti lundrues me emigrantë

Anija Lissus, pjesë e flotës së Rojës Bregdetare shqiptare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare turke mori pjesë në një operacion kërkim-shpëtimi në ujërat territoriale të Turqisë.

Forca Detare bën të ditur se gjatë operacionit, ekuipazhi i anijes Lissus i ka ardhur në ndihmë një mjeti të vogël lundrues në rrezik, në të cilin ndodheshin emigrantë.

Ndërhyrja u zhvillua në koordinim të plotë me autoritetet turke, duke respektuar procedurat ndërkombëtare të sigurisë dhe bashkëpunimit detar.

Ky operacion tregon angazhimin e vazhdueshëm të Forcës Detare për të kontribuar në misionet humanitare dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë detare.