Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 19:14
Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë duke kryer kontrolle në disa zona dhe shoqëruar disa persona.
Shkak për kryerjen e kontrolleve është bërë një ngjarje kriminale, e keqtrajtimit të Ilir Topçiut nga fshati Vishocicë, i cili ndodhej në masën e sigurisë "Arrest shtëpie".
Aktualisht aksioni është në kryerje e sipër dhe nuk dihet me saktësi nëse ka persona të arrestuar ose jo./SYRI
