E rëndë në Pogradec/ 39-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 16:02
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
