Tirana në krizë/ Kasmi: Sezon i cili është përgatitur keq, rezultatet e tregojnë

Gazetari, Andi Kasmi në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se Tirana e ka përgatitur sezonin keq.

Kasmi: Mendoj se është një sezon i cili është përgatitur keq faktikisht dhe këto janë vetëm rrjedhojat e gjithë punës që janë bërë.

Që me largimin e futbollistëve me përvojë, afrimin e lojtarëve të rinj.

Ndoshta mungesa e alternativave në role të caktuara.

Sidomos në role të rëndësishme.

Shpesh prsh në qendër të mbrojtjes Tirana ka luajtur me futbolistë të cilët nuk janë qendër mbrojtës.

Edhe rezultatet tregojnë që ashtu siç është e përgatitur puna ashtu edhe po vijon.

Rezultati i djeshëm ishte i thellë sa i përket shifrave.