Ish-banori i zbulon sekretin, Ronela Hajati banore në “BBV5”?

Publiku po tregon shumë kuriozitet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, dhe tashmë kanë nisur spekulimet për personazhet e njohur që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi, i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ish-banori i “Big Brother”, Elton Tozaj, ka zbuluar disa emra që sipas tij do të jenë pjesë e BBV5. Ndër ta përmenden: Ronela Hajati, Dorina Mema, Lore dhe Kostana Morava.

Eltoni tha se: “Lore do të jetë në BBV, po ashtu edhe Ronela Hajati dhe Kostana Morava. Sa i përket Dorina Memës, nëse Ronela do të jetë pjesë e shtëpisë, nuk besoj se do të ketë ndonjë personazh tjetër që mund të krijojë aq bujë sa ajo.”