NË GJURMËT E GAZETARIT TË ZHDUKUR/ Zbulohen informacione të reja për ish-marinsin amerikan që u zhduk në Siri në 2012-n
Hetimet e fundit mbi gazetarin dhe ish-marinsin amerikan Austin Tice, i zhdukur në Siri në 2012, zbulojnë pretendime se ai u vra në vitin 2013 me urdhër të Assadit. Familja e tij vazhdon të ruajë shpresën për rikthimin e trupit të Tice ndërsa informacionet e reja nga zona e konfliktit japin indicie për zbardhjen e fatit të tij.
Një hetim i fundit ka zbuluar informacione të reja mbi Austin Tice, gazetarin dhe ish marinsin amerikan, i cili u zhduk në Siri disa ditë pas ditëlindjes së tij dhe nuk iu përgjigj më kontakteve të miqve dhe familjes ndërsa raportonte për luftën civile që prej vitit 2012.
Sipas hetimit, një gjeneral i afërt me regjimin e Bashar al-Assad, ka deklaruar se Tice u vrar në vitin 2013 me urdhër të Assadit.
Megjithatë, burimi dështoi në një test poligraf të FBI-së, I cili nuk provoi se ai po gënjente, por tregoi se rezultatet e tij nuk ishin të besueshme.
Tice, 30 vjeç kur u zhduk, ishte një gazetar i ri dhe energjik, i njohur për vendosmërinë dhe guximin e tij për të raportuar nga zonat e luftës.

Familja e tij, veçanërisht nëna e tij, Debra Tice, ka bërë 13 vjet fushatë për ta sjellë trupin e tij në shtëpi, duke ruajtur shpresën se ai është gjallë.
Gazetari ka kaluar javë të tëra pranë zonave të konfliktit, duke dokumentuar historitë e civilëve sirianë dhe duke u bërë një simbol i rrezikut dhe sakrificës së gazetarëve në terren.
Hetimi i fundit tregon se informacione të reja po dalin në dritë ndërsa regjimi i Assadit është dobësuar, duke ofruar një shpresë të re për zbardhjen e fatit të Tice.

