Trump pritet në Japoni nga kryeministrja e parë femër! Takimi i 'përzemërt' shtang presidentin amerikan: Mbeta i impresionuar nga ju!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u prit të martën nga kryeministrja e sapozgjedhur e Japonisë, Sanae Takaichi , për bisedime mbi mbrojtjen dhe tregtinë. Të dy udhëheqësit shkëmbyen shtrëngime duarsh të ngrohta në hyrje të Pallatit Akasaka përpara takimit të tyre të planifikuar 45-minutësh.

Sanae Takaichi falënderoi Donald Trump për "miqësinë e tij të qëndrueshme" me ish-kryeministrin japonez të ndjerë Shinzo Abe, i cili ishte mentori i saj.

"Mbeta e impresionuar dhe e frymëzuar nga ju", i tha ajo Trump.

Nga ana e tij, presidenti amerikan e siguroi kryeministrin japonez se Uashingtoni është një aleat i Tokios "në nivelin më të lartë", në një kohë kur SHBA-të po ushtrojnë presion mbi vendin e Diellit në Lindje për të rritur shpenzimet e tij të mbrojtjes.

"Gjithmonë kam pasur dashuri dhe respekt të madh për Japoninë. Dua t'ju siguroj se kjo do të jetë një marrëdhënie e privilegjuar. Ne jemi aleatë në nivelin më të lartë", tha Trump.

Kryeministrja japoneze theksoi se dëshiron të hapë një "epokë të artë" të re në marrëdhëniet midis dy vendeve. Burime qeveritare në Tokio raportuan se kryeministri japonez synon të nominojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen.