A do ta zgjidhë Inteligjenca Artificiale kolapsin në drejtësi? Ja çfarë thotë eksperti Ermand Mërtenika

Shqipëria është vendi i parë në botë në krijimin e një ministre përmes Inteligjencës Artificiale, por një lajm interesant vjen nga India, e cila po tenton të kthejë IA-në në sistemin e drejtësisë.

Por çfarë po ndodh me zhvillimet teknologjike dhe a ka shanse që ky eksperiment që po bën India në drejtësi të përhapet edhe në vende të tjera përfshi dhe vendin tonë, kur kujtojmë se stoku i dosjeve është shumë shqetësues?

Përgjigjen e kësaj e dha eksperti Ermand Mërtenika, i cili në një intervistë për “Ora News” e cilësoi një iniciativë interesante.

“Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në sektorin e drejtësisë është diçka që e shikoj shumë interesante. Fakti është që vendimet jepen në mënyrë të saktë, në mënyrë precize, dhe mund të them që matematika nuk gabon asnjëherë, teknologjia nuk gabon.

Dhe po ashtu edhe Inteligjenca Artificiale nuk gabon dhe është shumë më e saktë se inteligjenca njerëzore sa i përket leximit strikt të rregullave dhe ligjeve”, u shpreh ndër të tjera Ermand Mërtenika.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN ERMAND MËRTENIKA