Sherri në “Bernabeu”, Mërgjyshi: Vështirë se Yamal do të arrijë nivelin e Messit apo Ronaldos
Trajneri i futbollit Artan Mergjyshi, i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në televizionin “Ora News” komentoi situatën e talentit spanjoll të Bacelonës Lamine Yamal.
“Lirshmëria se si luan Yamal në fushë është falë talentit të tij. ai luan sikur ka vite që luan tek Barcelona në nivele të larta dhe problemin psikologjik në fushë e ka të fortë, pasi ai është i bindur për cilësitë që ka.
Pastaj për elementin jashtë fushës është një pjesë që ndoshta do ta pengojë. Por është e rrallë të gjesh njerëz si Messi apo Ronaldo që besoj se nuk do i vinë më futbollit për pjesën jashtë fushe, pasi për pjesën brenda fushës, Yamal ka shumë vështirësi për të shkuar në nivelet e tyre dhe vështirë ta arrijë atë nivel”, u shpreh Mërgjyshi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”
