Reali i pamëshirshëm, Zela: Barcelona vuajti mungesat e Rafinjës dhe Levandovskit. Yamal “nuk ishte” fare
Gazetari i Sportit, Jurgen Zela i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” komentoi super-sfidën spanjolle të luajtur në “Santiago Bernabeu” mes Realit të Madridit dhe Barvcelonës, ku të zotët e shtëpisë nuk toleruan asgjë ndaj talenteve blaugrana.
“Ishte një ndeshje që pati gjithçka. Pati atë magjinë që të gjithmonë dhuron “El Classico”, dhe ishin të gjithë ato elementë ku Reali duhej të fitonte sonte.
Barcelona e dominoi, por Reali i Madridit dhuroi lojë dhe rivalitet. Mes Realit të uritur pasi sezonin e kaluar nuk arriti të merrte asgjë dhe një Barcelone që e vuajti mungesën e Rafinjës dhe Levandovskit, por edhe atë “mungesë” të Lamine Yamal, ku nuk ishte ai që ishte prezantuar në rrjetet sociale apo përpara medieve, dhe jo më kot ndodhi ai sherr i madh në fund të lojës. Nuk ishte fare në formën e tij të zakonshme”, u shpreh Zela.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”
