Sherr mes të rinjsh në Hanover, disa të plagosur me armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 20:51
Të shtëna me armë u raportuan këtë të mërkurë në Hanover, gjatë një grindjeje midis dy grupeve të të rinjve, sipas policisë lokale.
Si pasojë disa persona u plagosën, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.
Policia vazhdon hetimet me ndihmën e Departamentit të Hetimit Penal, me qëllim mbledhjen e provave.
Për shkak të incidentit, linjat e tramvajit 1 dhe 2 në Vahrenëalder Straße janë pezulluar përkohësisht.
