TEG, BLERJE DHE ART! Ekspozita, Qendra Tregtare mbështet studentët për edukim e krijimtari

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës, por jo vetëm, edhe studentë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë marrë pjesë në një sfidë krijuese, për të ndërtuar një ndriçues urban, i cili të jetë objekt arti dhe funksioni, por duke përdorur materiale të ricikluara.

Vit pas viti, iniciativa të ngjashme plotësojnë mozaikun e ideve dhe kreativitetit nga të rinjtë.

Ky konkurs konsiderohet ndërkombëtar.

TEG, BLERJE DHE ART! Ekspozita, Qendra Tregtare mbështet studentët

Kjo iniciativë vjen falë bashkëpunimit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, programit B4Studentes, TEG dhe me mbështetjen e Fondacionit Mane, si pjesë e angazhimit të tyre për të mbështetur edukimin, krijimtarinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vendin tonë.

Publiku pati mundësinë të votonte veprën e preferuar në mjediset e TEG, nëpërmjet një QR code, të vendosur tek secila prej veprave. Rreth 2000 vizitorë morën pjesë në votim, duke e bërë publikun pjesë aktive të këtij projekti.