Shkencëtarët ngrenë alarmin, pija alkoolike tradicionale shqiptare ka përmbajtje…

Tani edhe për rakinë shqiptare ka një studim ndërkombëtar. Revista prestigjioze shkencore “Heliyon” zbulon se brenda pijes tradicionale dhe shumë të vjetër shqiptare, ka në masë të madhe metale të rënda.

Por duket se kjo nuk i ka trembur ata që konsumojnë rakinë. Sipas studimit të revistës “Heliyon” faktohet se rakia e prodhuar në vendin tonë ka toksina e metale që paraqesin rrezik për shëndetin publik.

Të vetëdijshëm se po pinë helm, qytetarët i dinë rreziqet. Besojnë se është pa hile kur e shikojnë vetë të dalë nga kazani, ndërsa shtojnë se lokalet abuzojnë.

“Ne e kemi ditur këtë punë, më mirë njohim rakinë sesa njohim njerëzit, në vend e dallojmë cilësinë me erë, se rakia pihet me hundë nuk pihet me gojë. E kam pirë, tani mund të pi katër ose pesë gota. Është raki e keqe nëpër lokale, në lokale, i fusin sheqer. E rrezikshme tani kam një muaj e ca që e kam lënë, po bëj pushim nga rakia, se e kam pirë shumë”, shprehet një qytetar.

Nga ana tjetër një qytetar shprehet se “Unë kam 50 vjet që e pi dhe i kam shëtitur të gjithë lokalet e Tiranës. Në këto vende nuk ka fare kontroll fare. Në ato lokale shkon njëri të marri gotën e ta çojë për analiza në laborator. Rakia 300 lek është, ta shet ajo tek lokali 50 lekë gotën. Nuk të gjen gjë nga rakia.”

Në studim u morën 30 monstra nga rakia shqiptare të prodhuar nga jugu ne very, nëpër lokale, restorante dhe nga prodhuesit artizanal nëpër shtëpitë e tyre.

Po ashtu u zbulua se plumbi është i pranishëm në 60% të mostrave prej të cilave 33% kishin një përqendrim mbi limitin e lejuar.

 Ndërkohë, te rakia u gjet edhe prani e metaleve si alumin, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku. Ndërsa në 63.3% te rasteve kishte përqendrim të etanolit në masën 40%, prania e plumbit dhe bakrit tejkaluan vlerën e tyre kufi prej 2.0 dhe 0.2 mg për litër deri në 90% të mostrave të marra, aq sa paraqesin rrezik potencial për shëndetin publik.

Studimi është një alarm për instancat e shëndetit publik për rrezikun që sjell konsumimi i rakisë në Shqipëri.