Shuarja e aktores amerikane Diane Keaton/ Al Pacino rrëfen pengun më të madh, ishte dashuria më e madhe e jetës së tij

Aktorja e njohur amerikane Diane Keaton ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Vdekja e saj përveç se ka shënuar një humbje të madhe për botën e artit, i ka një lënë peng edhe aktorit Al Pacino. Al Pacino ka shprehur keqardhjen e tij të madhe pas vdekjes së gruas së tij, Diane Keaton. Vdekja tragjike e Diane Keaton i ka lënë superyllin Al Pacino një peng , pasi ai nuk mundi të martohej më të kur kishte mundësi.

Mediat e huaja raportuan se Keaton, vdiq këtë të shtunë në moshën 79 vjeç. Ajo ishte dashuria më e madhe e jetës së Pacinos. Keaton dhe Al Pacino ishin bashkë nga viti 1971 deri në vitin 1987. Por, ylli 85-vjeçar i Serpico nuk u ul kurrë në gjunjë për t'i kërkuar dorën Keaton për martesë. Pas shumë vitesh bashkëjetesë Keaton i kërkoi Al Pacinos që të martoheshin. Por aktori amerikan nuk u martua me Keaton, ndonëse dëshira e saj ishte shumë e madhe.
 
“Duke parë prapa, Al Pacino  pranon se dashuria e jetës së tij ishte Diane, të cilën ai gjithmonë e ka quajtur, një grua e mrekullueshme. E di që ai do të pendohet përgjithmonë që nuk bëri hapin e tij kur pati mundësinë. Për vite me radhë pasi ai dhe Diane u ndanë, Al thoshte, nëse është e thënë të ndodhë, nuk është kurrë vonë për një rikthim. Por për fat të keq, tani është.” tha një mik i aktorit.

Miqtë e tij thonë se ndonëse Pacino kishte romanca të shumta me një sërë vajzash, fëmijët e tij kanë qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për të. Ai kishte shumë dëshirë të kalonte kohë me ta, ndaj për këtë blru edhe një shtëpi afër tyre.
 “Al i adhuron të gjithë fëmijët e tij. Dhe megjithëse ai preferonte të jetonte në Neë York, ai bleu gjithashtu një shtëpi në Los Angeles vetëm që të mund të kalonte më shumë kohë në Bregun Perëndimor me fëmijët e tij që jetonin atje.” thanë ata.
 
 Edhe pse Al Pacino dhe aktorja e ndjerë jetoni shumë afër njëri-tjetrit, ata kurrë nuk folën. Mediat shkruajnë se burimet kanë thënë se ajo nuk mendonse se kishin më gjë për të folur.
 
"Njëherë e pyeta pse, dhe ai më tha: "Nuk ka nevojë të flasim me njëri-tjetrin. Ne thamë gjithçka që duhej thënë në atë kohë", thanë burimet.
 Pacino dhe Keaton u takuan në sheshxhirimin e filmit të famshëm “The Godfather”, ku ai luajti rolin e Michael Corleone-s dhe ajo ishte gruaja e tij e dytë, Kay. Ende nuk është njoftuar shkaku i vdekjes, por Keaton, e cila shihej rregullisht në Los Anxhelos, u zhduk nga vendi i ngjarjes disa muaj më parë.