“Më ka marrë djalin”/ Nëna bën denoncimin, 34-vjeçari shpallet në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 14:16
Policia e Durrësit ka nisur punën për kapjen e një 34-vjeçari, pasi ka marrë djalin e mitur dhe nuk e ka kthyer më tek nëna e të voglit.
Kallëzimi është bërë nga ish-partnerja e 34-vjeçarit, shtetasit me iniciale Z.P.
Njoftimi:
“Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin Z. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij, se ka marrë djalin e tyre të mitur, përkohësisht, dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë.
