“SAMINA” KUJDESET PËR BUKURINË/ Rrjeti “Samina Cosmetics”, zgjerohet me dyqanin e dytë në Kamëz

Rrjeti “Samina Kozmetik” vijon të zgjerohet me hapjen e dyqanit të dytë në Bashkinë e Kamzës, duke sjellë më afër klientëve produktet e kujdesit personal dhe bukurisë.

“SAMINA” KUJDESET PËR BUKURINË/ Rrjeti “Samina

Mes larmishmërisë së produkteve, veçohen parfumet ekskluzive, përfshirë markën e njohur “Criminal”, ndërsa risia e këtij sezoni janë parfumet arabe që po tërheqin vëmendjen e klientëve.

Në sektorin e make-up-it, “Samina” ka sjellë surpriza të reja me linja profesionale pudrash, rimelësh dhe buzëkuqesh, ndërsa ofertat e ditëve të para kanë ngjallur interes të madh tek vizitorët.

“SAMINA” KUJDESET PËR BUKURINË/ Rrjeti “Samina

Në hapësirat e dyqanit prezantohen gjithashtu shampo, kremra, kujdes trupi dhe flokësh, të cilat kombinojnë cilësinë me çmimet konkurruese.

“Samina Kozmetik” synon të bëhet një nga rrjetet më të besuara të kujdesit dhe bukurisë në vend, duke vendosur në qendër të vëmendjes kujdesin dhe kënaqësinë e çdo klienti.