Themeluesi i Telegramit: Po na mbaron koha
Po mbush 41 vjeç, por nuk kam dëshirë të festoj. Brezit tonë po i mbaron koha për të shpëtuar internetin falas që ndërtuan për ne etërit tanë. Ajo që dikur ishte premtim për shkëmbimin e lirë të informacionit, po shndërrohet në mjetin përfundimtar të kontrollit.
Vendet dikur të lira po prezantojnë masa distopike si identifikimi digjital (Mbretëria e Bashkuar), kontrollet online për moshën (Australia) dhe skanimi masiv i mesazheve private (BE).
Gjermania po persekuton këdo që guxon të kritikojë zyrtarët në internet. Mbretëria e Bashkuar po burgos mijëra njerëz për mesazhet e tyre në X. Franca po heton penalisht liderët e teknologjisë që mbrojnë lirinë dhe privatësinë.
Një botë e errët dhe distopike po afrohet me shpejtësi - ndërsa ne jemi ende në gjumë. Brezi ynë rrezikon të hyjë në histori si i fundit që kishte liri - dhe lejoi që ajo t’i merret.
Na kanë ushqyer me një gënjeshtër.
Na kanë bërë të besojmë se lufta më e madhe e brezit tonë është të shkatërrojmë gjithçka që na kanë lënë paraardhësit tanë: traditën, privatësinë, sovranitetin, tregun e lirë dhe fjalën e lirë.
Duke tradhtuar trashëgiminë e paraardhësve tanë, ne kemi hyrë në një rrugë drejt vetëshkatërrimit - moral, intelektual, ekonomik dhe në fund edhe atij biologjik.
Pra, jo, nuk do të festoj sot. Po më mbaron koha. NE të gjithëve po na mbaron koha!
