Qelizat imunitare të modifikuara shkatërrojnë tumorin

Modifikimi i qelizave imunitare mund të bëhet një armë kundër tumoreve. Programimi i tyre është realizuar në mënyrë të tillë që të luftojë dhe shkatërrojë qelizat tumorale, ose ato të infektuara nga viruse.

Në eksperimentin e kryer nga universitetet prestigjioze Harvard dhe MIT mbi kaviet në laborator që kanë sistem imunitar të ngjashëm me atë njerëzor, qelizat e modifikuara kanë shkatërruar pjesën më të madhe të qelizave tumorale që duhet të godisnin.

Theksohet në studim se brenda 3 javësh arritën të eliminojnë plotësisht tumorin tek kaviet e sëmura dhe nuk janë shfaqur efekte anësore, sikurse ndodh në terapitë aktuale.

Sipas kërkuesve, procedura konsiston në marrjen e qelizave imunitare nga pacienti, të cilat modifikohen gjenetikisht në laborator, rriten dhe më pas injektohen sërish tek organizmi. Por procedura zgjat në kohë, dhe për këtë është menduar të merren këto qeliza imunitare nga individë të shëndetshëm, duke pasur kështu edhe avantazhin për qeliza të gatshme e në sasi, të disponueshme për çdo problem.

Studimi, që konsiderohet mjaft premtues si terapi e së ardhmes në mjekësi në luftën kundër tumoreve, është publikuar në revistën shkencore Nature Communication.