Ndeshja ndaj Serbisë/ Kushta: Do isha i lumtur edhe me një barazim të Kombëtares

Ish-futbollisti i Kombëtares së futbollit, Sokol Kushta në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se do ishte i kënaqur edhe me një barazim të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Kushta: Unë me formën që e shikoj me gjendjen që ka edhe Shqipëria edhe Serbia, unë do isha shumë i lumtur me barazimin.

Por nuk po them se nuk kam kënaqësi nëse fitojmë.

Po ta marrim me logjikë të ftohtë, kjo është një ndeshje e vështirë pasi shumë komponentë ndërthuren. 

Nëse një sportist në momente të caktuara ka vetëm anën sportive, këtu ndërthuren politika, emocionet.

Disa janë shqiptarë të Kosovës që e kanë përjetuar gjyshërit, baballarët dhe kjo e ndërlikon.

Por nuk do të thotë të ndërlikohemi vetëm ne.

Edhe pjesa serbe që s’ka qenë, nuk është dhe nuk do jetë asnjëherë dashamirëse për ne nuk mund të mendoj ndryshe nga ne.

Ndërthuret politika me sportin dhe unë do kisha qejf të flisja vetëm për sportin.

Ose kjo ndeshje të ishte vetëm në aspektin sportiv.