Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Hoxha: Kushtetuesja mori disa vendime të cilat u shndërruan në polemika

Analisti, Ylli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se Kushtetuesja në Kosovë mori disa vendime të cilat u shndërruan në polemika.

Hoxha: Kushtetuesja mori disa vendime të cilat u shndërruan në polemika siç kemi ne zakon ti polimizojmë edhe gjërat të cilat nuk do duhej.

Sidomos kur jemi brenda një modusi të bllokadës dhe jo të gjetjes së zgjidhjes.

Pra çdo kushtetutë dhe çdo ligj do të mund të vijë në kësi lloj bllokadash nëse mendësia është abuzuese, pra nuk e ke ndërmend ta zbatosh me vullnet të mirë.

Pra e para ishte nëse u konstituua Kuvendi i Kosovës apo jo.

Ditën kur Kuvendi dështoi ta përzgjedhë një përfaqësues të komunitetit serb.

Dhe gjykata konstatoi se Kuvendi nuk quhet i konstituuar përderisa nuk i ka zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët e vetë.

Dy prej të cilëve i përkasin komuniteteve pakicë, një i pakicës jo serbe dhe tjetri i pakicës serbe.