Trendi aventurier që po vret të rinjtë, 2 vajza humbin jetën duke bërë ‘sërf” mbi vagonët e trenit në metronë e Nju Jorkut
Dy vajza u gjetën të vdekura në një vagon metroje në Nju Jork të SHBA-ve, ndërsa shefi i transportit dha alarmin për surfingun në metro (vrapimi dhe rrëshqitja mbi vagonët e trenave në shpejtësi).
Mosha e vajzave të gjetura të vdekura në një tren që shkonte në Brooklyn nuk është konfirmuar, tha një zëdhënës i policisë. Demetrius Crichloë, president i NYC Transit, i quajti vdekjet një tragjedi dhe theksoi rreziqet e surfingut në metro.
“Është tragjike që dy vajza të reja humbën jetën sepse menduan se udhëtimi jashtë një treni metroje ishte një argëtim i pranueshëm”, tha Crichloë. Ai shtoi se këto veprime që bëhen kryesisht nga të rinjtë, jo vetëm janë të rrezikshme dhe aventurë, por edhe vetëvrasje.
Kandidati për kryetar bashkie të Nju Jorkut, Zoran Mamdani, tha: “Zemra ime dhemb për familjet dhe të dashurit e dy vajzave adoleshente që humbën jetën tragjikisht në tren.” Ai shtoi se incidenti “është një kujtesë e fortë për rreziqet e surfimit në metro”.
Sipas NBC, 18 persona u vranë në Nju Jork në vitet 2023 dhe 2024 ndërsa bënin surf në metro. Në vitin 2025, përpara vdekjes së dy vajzave, policia kishte njoftuar tre vdekje të tjera.
Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju Jorkut ka filluar të fluturojë dronë mbi trena për të dalluar “surf-erët” e metrosë. Kryebashkiaku Eric Adams tha në qershor se deri më tani këtë vit, autoritetet kanë “shpëtuar 52 persona”.
