Ekz"kutohen dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

Një vrasje  e dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në në zonën e Kalamatës në Greqi.

Sipas mediave greke, njëri prej viktimave është shtetas grek dhe pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, 70 vjeç, tjetri shqiptar rreth 50 i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve.

Siç raportohet nga Protothema, banorët e zonës i raportuan policisë që mbërriti në vendngjarje se autori i krimit ishte një i ri që dyshohet se iu afrua dy personave dhe qëlloi drejt tyre nga afër.

I njëjti informacion thotë se pronari i biznesit ishte sulmuar në të kaluarën, pa përmendur askënd specifikisht për autoritetet.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave, teksa në vijim pritet të zbardhen edhe më shumë detaje.