“JETA E NJË SHOWGIRL” E TAYLOR SWIFT! Albumi i ri, një “festë” e dashurisë, suksesit dhe vetëbesimit

Pas suksesit gjigant të turneut “Eras” dhe një periudhe të mbushur me emocione, Taylor Swift rikthehet me albumin e ri “The Life of a Showgirl”.

Ky projekt vlerësohet se shënon një kthesë të fortë artistike e personale për këngëtaren 35-vjeçare, e cila vjen më e lumtur, më energjike dhe e dashuruar me sportistin amerikan Travis Kelce.

Ndryshe nga albumi i kaluar “The Tortured Poets Department”, i mbushur me ndarje të dhimbshme dhe pasiguri, ky disk i ri është një festë e dashurisë, suksesit dhe vetëbesimit.

“JETA E NJË SHOWGIRL” E TAYLOR SWIFT! Albumi i ri, një

Për këtë projekt, Swift u shkëput nga bashkëpunëtori i zakonshëm Jack Antonoff dhe iu rikthye producentëve suedezë Max Martin dhe Shellback – autorët e hiteve si “Shake It Off” dhe “I Knew You Were Trouble”.

Albumi kombinon këngë të frymëzuara nga romanca me Kelce me reflektime mbi anët e errëta të famës.

“JETA E NJË SHOWGIRL” E TAYLOR SWIFT! Albumi i ri, një

Zgjat vetëm 41 minuta, duke u bërë projekti më i shkurtër i Swift që prej debutimit në vitin 2006, por kritikët e cilësojnë si një ndër më të mirët e saj.

Në këngën e fundit, ajo këndon: “Tani jam e pavdekshme, baby doll” – një mesazh i qartë se Taylor Swift synon të mbetet në majë, duke dhënë maksimumin artistik.