SOS! Jaupbashi: Adoleshentët tanë janë duke na i rënë kambanës, problemet e tyre janë shumë të thella. Prindërit duhet të ndërgjegjësohen
Një sërë ngjarjesh të rënda ku në qendër janë adoleshentët shqiptarë dhe dhuna që ata shfaqin kanë tronditur jo pak opinionin publik në vend.
Për të kuptuar se ç’po ndodh me rininë shqiptare e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ishte psikologia Sonila Jaupbashi.
“Prindërit në radhë të parë duhet të ndërgjegjësohen për kohët e vështirë në të cilën po rritet fëmijët sot.
Adoleshentët tanë, fëmijët tanë janë duke na i rënë kambanës së alarmit dhe janë duke na thënë që gjërat nuk janë ashtu siç duken, por janë shumë të thella.
Adoleshentët sot janë duke vuajtur shumë.
Presioni i madh social, presioni i madh psikologjik, roli i madh i rrjeteve sociale, por edhe i medias.
Kemi folur për rolet e gabuara që jepen sot në mediat, apo për modelet e gabuara që ata shfaqin në ekrane dhe më pas që të rinjtë i ndjekin.
Ata ende nuk e kanë të formuar personalitetin e tyre dhe ne u japim atyre modelin e gabuar dhe ky është rezultati.
Kemi disa adoleshentë që nuk na dëgjojnë, nuk na respektojnë, nuk është investuar në edukim dhe të rrisim kapacitetin e prindërve. Duhet kuptuar që shkolla nuk mund të bëjë gjithçka.
Adoleshentët sot janë në një moment shumë të vështirë dhe shikoj sot në ambientet ku unë punoj që ata kanë probleme të mëdha të shëndetit mendor, probleme me ankthin dhe presionin e madh që ka teknologjia.
E kemi parashikuar këtë dhe kjo është në mënyrë globale.
Ka shumë raste kur prindërit vijnë e raportojnë tek ne për tentativa të vetë-lëndimit apo të vetëvrasjeve të fëmijëve të tyre dhe këto janë kambana alarmi”, u shpreh ndër të tjera psikologia Sonila Jaupbashi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGEN SONILA JAUPBASHI

