Reagon kryeministri Starmer pas s*lmit në Manchester: Ne do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur komunitetin hebre të sigurt

Kryeministri i Anglisë, Keir Starmer ka dënuar sulmin e tmerrshëm ndaj një sinagoge në Manchester, në të cilin kanë vdekur dy persona. Ai deklaroi se do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur komunitetin hebre të sigurt.

"Fakti që kjo ka ndodhur në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebraik, e bën atë edhe më të tmerrshme.Ne do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur komunitetin tonë hebre të sigurt", tha ai, ndërsa falënderoi shërbimet e emergjencës dhe tha se mendimet e tij ishin me familjet e të prekurve.

Shumë figura kombëtare dhe udhëheqës të komunitetit kanë lëshuar deklarata ndërsa rëndësia e asaj që ndodhi bëhet e qartë. BBC raportoi se policia e Manchesterit tha se dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë mbeten në spital. Ndërsa, sulmuesi u qëllua për vdekje nga oficerët e armëve të zjarrit.

Mbreti Charles III tha gjithashtu në një deklaratë se ai dhe Mbretëresha Camilla ishin thellësisht të tronditur dhe të trishtuar kur dëgjuan për sulmin, sidomos në një ditë kaq të rëndësishme për komunitetin hebre. Edhe ambasada izraelite në Mbretërinë e Bashkuar tha se ishte në kontakt të ngushtë me komunitetin hebre të Manchesterit, autoritetet dhe organizatën bamirëse hebraike për të siguruar që të ofrohet mbështetja e nevojshme.