“Parashqevia u merrte burrat të tjerave”/ Elton Ilirjani reagon për deklaratën e Shqipe Hysenajt: Shihemi në gjykatë... (VIDEO)

Ish-konkurentja e “Për’puthen” dhe “BBV Kosova”, Shqipe Hysenaj, ka qenë e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku dha një deklaratë të bujshme në lidhje me këngëtaren e mirënjohur Parashqevi Simaku. Ajo u shpreh se, sipas disa zërave që kishte dëgjuar nga emigrantë shqiptarë në SHBA, Parashqevia kishte mbetur në rrugë pasi, siç thuhej, i merrte burrat e grave të tjera.

Pas kësaj deklarate, reagimi i Elton Ilirjanit nuk vonoi. Ai, i cili e kishte ndihmuar këngëtaren dhe e kishte strehuar kur ajo u gjend në një stacion treni në New York në dhjetorin e kaluar, doli publikisht në mbrojtje të saj.

Eltoni shpërndau fjalët e Shqipes në InstaStory, duke i shoqëruar me një reagim të fortë: “Shqipëria, vendi ku dashuria dhe komplimenti kanë vdekur.”

Ai shtoi se ky është një “kryqëzim për të gjithë shpifësit/thashethemexhinjtë e lagjes dhe të kafeneve”.

Në vijim, Elton Ilirjani publikoi një seri videosh ku mohoi kategorikisht çdo akuzë të ngritur nga Shqipe Hysenaj.

Më tej, ai njoftoi se kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq dhe se do të ndiqet në rrugë ligjore.

Ky reagim tregon se biznesmeni është i vendosur të mbrojë emrin dhe dinjitetin e Parashqevi Simakut, duke e çuar çështjen e thashethemeve në Gjykatë.