Paraqitje e dobët e Dakut, Rubini mundet nga Lokomotiva

Mungesa e vazhdimësisë është kthyer në kryefjalë te Rubin Kazan në Premier League ruse.

Goleadori shqiptar Mirlind Daku ishte inekzistent në fushë ndaj Lokomotiv Moscow me shifrat 0 – 1.

Edhe pse sulmuesi i Kombëtares u pa në fushë për 90 minuta nuk tregoi asgjë.

Zero goditje në kuadrat, zero goditje jashtë porte, asgjë driblim, 32 herë në kontakt me topin, vetëm 2 duele të fituara ajrore nga 7 në total.

Sipas “SofaScore”, Mirlind Daku u vlerësua me notën 6.4, më i dobëti në fushë.

Për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho ky është një lajm aspak i mirë, pasi ndeshja me Serbinë është gjithmonë e më afër.