Conte thyen heshtjen, tregon nëse Amir Rrahmani do të luajë ndaj Milanit

Pavarësisht raportimeve se qendërmbrojtësi Amir Rrahmani do të jetë titullar ndaj Milanit, gjërat kanë ndryshuar me lojtarin e Kosovës, që do t’i mungojë Napolit.

Rrahmani është shëruar plotësisht nga lëndimi, mirëpo kanë ndodhur “disa probleme tjera” kësisoj nuk do të jetë i pranishëm me skuadrën në udhëtimin për “San Siro”.

Trajneri Antonio Conte ka konfirmuar në konferencë për mediat se si Rrahmani ashtu edhe Bngiorno nuk do të jenë me skuadrën.

“Nuk ka qenë javë më fat, disa lojtarë po mungojnë (Rrahmani dhe Bongiorno) , kemi pasur edhe disa probleme tjera, por siç e dini problemet gjithnjë vijnë tërë sezonin dhe shpesh së bashku.

Duhet të gjejmë zgjidhje dhe të provojmë më të mirën. Kur luan me skuadra si Milan, Inter ose Juventus, gjithnjë janë sfida të mëdha. Po flasim për klube me histori, traditë dhe një rekord arritjesh”.

Conte ndër të tjera u pyet nëse Milani është favorit për titull në Itali për shkak se nuk luan në garat evropiane, por tekniku italian deklaroi se nuk ka favoritë.

“Nuk e shoh ndonjë si favorit. Milan, Inter dhe Juve janë skuadra të forta. Nëse janë favoritë ose jo, atëherë ajo shkon për mediat. Ne duhet të jemi të fokusuar”.

Mungesa e Rrahmanit padyshim do të jetë problem edhe për Kosovën, pasi lista e Franco Fodas do të bëhet publike javën e ardhshme.