Humbi jetën tragjikisht në një aksident, përcillet sot për në banesën e fundit vëllai 15-vjeçar i Gjestit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 08:07
Sot në orën 17:00 do të varroset Eldion Kelmendi, 15 vjeç, i cili është vëllai i këngëtarit Gjesti, në varrezat e fshatit Pavlan.
Ai humbi jetën dje në një aksident tragjik në fshatin Çungur të Pejës, siç konfirmoi policia.
“Tragjikisht ndërroi jetë më 26.09.2025 në moshën 15-vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar”, shkroi familja në njoftimin për varrimin e tij.
@oranews.one 'Oh vëllau jem…'/ Prekëse, ja momenti kur Gjesti merr lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të të vëllait #oranews #aksident #tragjike #gjesti #eldionkelmendi ♬ original sound - Ora News
