Deco në Zagreb, Barcelona me sytë te dy talentet e Dinamos
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka udhëtuar në Kroaci për të parë nga afër disa prej lojtarëve më premtues të Dinamo Zagrebit.
Ai ishte i pranishëm në stadiumin “Maksimir” gjatë ndeshjes së Europa League mes Dinamos dhe Fenerbahçes, që përfundoi me fitoren 3-1 për kroatët.
Në këtë takim luajti titullar edhe Sergi Domínguez, i afruar nga Barça B verën e kaluar për 1.2 milionë euro.
Megjithatë, qëllimi kryesor i vizitës nuk kishte të bënte me mbrojtësin spanjoll, por me dy talentë të tjerë.
Deco zhvilloi kontakte për brazilianin Rafael Belinho, i konsideruar si një nga emrat më të ardhshëm të klubit kroat.
Një tjetër objektiv është Cardoso Varela, që prej kohësh përmendet si kandidat potencial për të veshur fanellën ‘blaugrana’.
Varela ka rinovuar kontratën me Dinamon deri në vitin 2028, por interesimi i Barcelonës nuk është shuar. Klubi katalanas kishte tentuar verën e kaluar transferimin e tij, por pa sukses.
Megjithatë, prania e Decos në Zagreb është një sinjal i qartë se Barça nuk e ka mbyllur dosjen “Dinamo”.
