Shembet rruga në Bankok, krijohet gropa prej 900 metra katrorë

Në kryeqytetin e Tajlandës, Bankok, një gropë prej 900 metrash katrorë u formua pranë Spitalit Qendror për shkak të një shembjeje masive të një rruge.

Kjo shkaktoi paralizimin e trafikut dhe mosofrimin e shërbimit nga ana e spitalit.

Guvernatori i kryeqytetit tha se shembja e rrugës erdhi për shkak të punimeve nëntokësore për ndërtimin e një metroje.

Fatmirësisht, nuk është raportuar për viktima apo të plagosur.