Brahaj: Trump dha kritikat më të rënda në historinë e OKB-së
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Turqia për “Ora News”, gazetari Sokol Brahaj komentoi fjalimin e Presidentit amerikan Donald Trump në 80-vjetorin e Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar ndër më kritikët në historinë e këtij institucioni.
"80 vjetori ka qenë shumë i ndryshëm ka vitet e tjera se për herë të parë, babai, themeluesi i kombeve të bashkuara është Amerika dhe Presidenti amerikan Trump bëri kritikat më të mëdhaja në historinë e këtij institucioni ku tha që jeni një ndërtesë por je e kotë dhe e tha me një shaka, barsaletë ' me 500 milionë dollarë jau bëj unë një ndërtesë më të bukur dhe ja ku jeni këtu si me qenë në kasolle', e tha si me shaka këtë.
Kritikat e Trump-it ndaj Kombeve të Bashkuara ishin shumë të rënda.
Nëse i referohemi fjalimeve të deritanishme në përgjegjësi kanë qenë që ende Kombet e Bashkuara duhet të jetë më efektiv dhe të sjelli paqe në vendeet e luftës", u shpreh Brahaj.
