Shtëpia e Bardhë: Propozimi i Moskës për zgjatjen e traktit për kontrollin e armëve “duket mjaft i mirë”

Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar si “mjaft të mirë” propozimin e Rusisë për zgjatjen me një vit të traktatit për kontrollin e armatimeve, i cili kufizon numrin e armëve bërthamore të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti Donald Trump është në dijeni të propozimit dhe pritet të japë komentet e tij në lidhje me këtë çështje.

Marrëveshja “New START” (Traktati i Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike), e cila përcakton kufij për numrin e kokave bërthamore dhe raketave të vendosura në tokë, nëndetëse dhe bombardues, pritet të përfundojë më 5 shkurt 2026.

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, u shpreh se është i gatshëm të zgjasë traktatin edhe për një vit, në emër të mosshpërndarjes së armëve bërthamore dhe për të nxitur një dialog të ri me Uashingtonin për një marrëveshje të re pasuese.