ENRIQUE: E MERITUAM FITOREN! Trajneri i PSG-së optimist për sezonin e ri. Juric i Atalantës: Vuajtëm në të dytën

Trajneri i PSG e ka cilësuar një fitore të merituar sfidën e parë të Champions me Atalantën, teksa konfirmoi se ekipi është në formë të mirë fizike. Nga ana tjetër, Ivan Juric i bergamaskëve është kritikuar për mos aktivizimin e sulmuesit nigerian Ademola Lokman.

Kampionët në fuqi të Europës e nisën këtë sezon të Champions Leage fuqishëm, duke fituar sfidën e parë më Atalatën me rezultatin 4-0.

Duke folur pas sfidës, trajneri i parisienëve Luis Enrike tha se e merituan dhe se do vazhdojnë me këto ritme për të mbrojtur titullin kampion.

“Mendoj se është një fillim shumë i mirë që pasqyron stilin tonë të futbollit, kundër një skuadre shumë të mirë të Atalantës me forcë fizike dhe teknikë të mirë. Ata të bëjnë presion dhe të shkaktojnë probleme, por ne jemi në formë shumë të mirë dhe e merituam këtë fitore. Shpresojmë të shkojmë larg. Lista jonë e ndeshjeve është si një pistë me pengesa, por jemi të vendosur në objektivin tonë".

Nga ana tjetër, Atalanta e Ivan Juric pësoi një goditje të rëndë. Për kritikët mungesa e sulmuesit nigerian Ademola Lookman u ndje në grup, por vetë trajneri nuk e artikuloi një gjë të tillë.

“I pashë lojtarët e mi të konkurronin me kundërshtarët. Nuk ishte e lehtë për ne, por pashë lojtarë, disa nga të rinjtë gjithashtu, që mund të konkurrojnë vërtet me ta. Ndeshjen e nisëm mirë, por goli i dytë na shkatërroi.”

Me këtë fitore PSG shkon me moralin lart  në përballjet e radhës, ku e presin rivalet si Barcelona, Bayern Munich dhe Tottenham.

Ndërsa Atalanta, vijon të vuajë konfliktin “Lokman”, i cili kërkon të transferohet në Serinë A. Me fokusin për të rigjetur vetveten, bergamaskët do të përgatiten për sfidën e radhës me Porting Lisbonën.