Polemikat te Bayerni, Rumenige kundërshton Hoenes

Kjo deklaratë e Hoenes po shkakton polemikë! Shefi i Bayernit ka krahasuar shanset e kampionëve gjermanë në Ligën e Kampionëve me ato të Hofenhajm në Bundesligë.

Pas reagimit të Lotar Mateus që shprehu moskuptimin e tij, tani edhe anëtari i bordit mbikëqyrës të Bayernit, Karl-Heinzz Rumenige, ka shprehur kundërshtimin e tij.

Rumenige i tha Agjencisë Gjermane të Lajmeve: “Jo. Për një herë, nuk pajtohem me Uli Hoenes kur thotë se jemi Hofenhajmi i Ligës së Kampionëve”.

Ai shtoi: “Ne nuk jemi kurrë të papritur! Mund të mos jemi gjithmonë favoritët, por kjo nuk është një gjë e keqe”.

Shkak për polemikën është deklarata e Hoenes për shanset e Bayernit në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Presidenti i nderit i kampionëve gjermanë tha gjatë një ceremonie: “Mund të them vetëm se pres me padurim sezonin e ardhshëm sepse, si Hofenhajmi, ne po hyjmë në sezonin e Ligës së Kampionëve.

Dhe ky është pikërisht shansi ynë”.