I PAKËNAQUR ME ÇUNAT E “ZONJËS”/ Trajneri i Juventusit pas barazimit në Champions: Mjaft më…
Trajneri i Juventusit Igor Tudor ka mbetur i pakënaqur me barazimin 4-4, në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve kundër Dortmund. Tekniku i "Zonjës së Vjetër" u shpreh se ekipi mund të kishte bërë më mirë, ndonëse ekipi ishte i lodhur pas tre ditë më parë triumfuan në derbin italian.
“Mjaft me këto ndeshje!”, - ky ishte reagimi I parë I trajnerit të Juventusit pasi ndeshja e vlefshme për Champions League me Dortmundin përfundoi me rezultatin 4-4
Një fjali e ardhur natyrshëm nga tekniku Igor Tudor, që qartazi shpreh pakënaqësinë për mënyrën sesi përfundoi takimi, tre ditë pas derbit me Interin.
Megjithatë, në deklaratën më vonë, tekniku I Zonjes së Vjetër sqaroi se ishte një shaka, por nuk e mohoi se mund të bënin më mirë.
"E thashë me shaka, por është e vërtetë: Nëse vazhdojmë kështu, nuk do të shkojmë deri në fund te kompeticionit. Ne vuajtëm sonte. Tre ditë pas Interit, lodhja u ndje dhe në pjesën e dytë ne vuajtëm. Kundërshtarët kishin lojtarë të rëndësishëm individualë, por në kur sulmojmë, jemi të rrezikshëm. Pësuam gola shumë lehtë në mbrojtje, që duhej t'i kishim shmangur.
Kroati përsëriti gjithashtu rëndësinë e zëvendësimeve pas disa ndeshjeve rresht, si e vetmja formë për të sjellë energjinë dhe freskinë në grup.
“Me pesë zëvendësime dhe të gjitha këto ndeshje, nuk mund të këtë lojtar titullar. Gjithmonë ua them djemve këtë. Nuk është thjesht një figurë fjale: ndeshjet vendosen në fund dhe ju nevojitet energji.
Problemi është se kishim ndeshje të shtunën dhe sot është e martë: nuk kishte kohë për t'u rikuperuar, Kenani ishte i rraskapitur në fund. Vendimet me pesë zëvendësimet janë bërë të rëndësishme: ndonjëherë japin rezultatin që duhet, ndonjëherë jo. Sonte shkoi mirë."
Ndeshja e radhës e Juventus në Champions League është kundër Vijareal në Spnjë, më 1 tetor.

