FOTO+VIDEO/ Aksident i frikshëm në mes të Tiranës, makina kthehet përmbys te “21-Dhjetori”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 10:35
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në afërsi të qendrës së Tiranës.
Si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë së lejuar dhe manovrave të gabuara drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys në zonën e 21-Dhjetorit në kryeqytet.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima, por mësohet se shoferi ka mbetur i plagosur.
Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka nisur dhe hetimi i saj.

