‘Ofensiva izraelite në Gaza, rrezik katastrofal’/ Paralajmërimi i Egjiptit: Lindja e Mesme, në prag të kaosit
Egjipti ka lëshuar një paralajmërim të fortë për Lindjen e Mesme, për të cilën thotë se operacioni ushtarak i Izraelit në Gaza, rrezikon ta fusë rajonin një farë të re kaosi.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme, flet për rreziqet katastrofike që vijnë si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite në rajon, kjo edhe për shkak të pamaturisë dhe arrogancës së tepruar të Izraelit.
Kjo, citon më tej deklarata e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, në mënyrë të pashmangshme do të dëmtojë interesat e të gjitha palëve rajonale dhe ndërkombëtare, pa përjashtim.
Duke fajësuar bashkësinë ndërkombëtare për "përkeqësimin serioz të situatës" për shkak të "mosveprimit të tyre përballë krimeve dhe gjenocidit të kryer", Kajro kujtoi "nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit" dhe bëri thirrje për "masa konkrete për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për të shpëtuar jetët palestineze, pasi makina e luftës izraelite ka vrarë afërsisht 65,000 palestinezë që nga fillimi i luftës në Gaza, ka plagosur qindra mijëra dhe ka shkatërruar infrastrukturën".
Më pas, deklarata tërheq vëmendjen për "ndikimin serioz të operacioneve ushtarake izraelite në situatën e përgjithshme humanitare në Rripin e Gazës, veçanërisht në dritën e bllokadës dhe urisë së imponuar nga Izraeli mbi popullin palestinez", ndërsa dënoi "zhvendosjen dhe abuzimet e kryera kundër popullsisë palestineze pas operacionit ushtarak"./ ANSA.
