SHBA SHKATËRRON “VARKËN E DR*GËS”/ Sulmi i dytë brenda muajit! Presidenti Trump: Tre persona u vr*në
Mesazhi i presidentit të SHBA, erdhi pasi më herët homologu venezuelas Nicolas Maduro deklaroi se Karakasi do të mbrohej ndaj “agresionit” të SHBA-ve, duke e quajtur kryediplomatin amerikan, Marko Rubio si “Zot I Vdekjes dhe Luftës.
Presidenti Donald Trump konfirmoi se ushtria amerikane ka shkatërruar një anije të dyshuar venezueliane të trafikut të drogës, që po udhëtonte në ujërat ndërkombëtare drejt SHBA-së, në sulmin e dytë direkt ndaj atyre që i ka cilësuar si “narko-terroristë!
Kreu i Shtëpisë së Bardhë publikoi në rrjetin Truth Social një video 27-sekondëshe ku shfaqet momenti i goditjes së varkës, e cila mund të shihet duke u djegur pas shpërthimit.
“Me urdhrin tim, forcat ushtarake amerikane kryen një sulm të dytë kinetik kundër karteleve jashtëzakonisht të dhunshëm të trafikimit të drogës dhe narko-terroristëve të identifikuar qartë”, tha presidenti i SHBA.
“Këto kartele ekstremisht të dhunshme të drogës përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.”, shtoi AI
Trump tha se tre burra u vranë në këtë sulm kundër “karteleve të dhunshëm të trafikimit të drogës”, megjithatë mediat raportuan se nuk u paraqitën prova nësë mjeti lundrues po transportonte lëndë narkotike.
Më herët gjatë muajit shtator, forcat amerikane goditën një motoskaf që dyshohej se mbante drogë nga Venezuela , duke vrarë 11 persona në bord, të cilët u identifikuan si anëtarë të bandës Tren de Aragua.
Mesazhi I presidentit të SHBA, erdhi pasi më herët homologu venezuelas Nicolas Maduro deklaroi se Karakasi do të mbrohej ndaj “agresionit” të SHBA-ve, duke e quajtur kryediplomatin amerikan, Marko Rubio si “Zot I Vdekjes dhe Luftës.
Ai tha se nuk ka komunikim midis dy qeverive, duke ia hedhur të gjithë fajin Shtëpisë së Bardhë.
Trump dhe zyrtarë të lartë amerikane e akuzojnë Maduron për drejtimin e një karteli droge të quajtur Karteli i Diejve dhe po ofrojnë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij .
SHBA-të dhe shumë vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Maduros si president të Venezuelës në korrik 2024,
Tensionet ndërmjet dy vendeve u përshkallëzuan pasi SHBA-të dërguan një luftanije në Karaibet jugore si pjesë e operacioneve kundër narkotikëve.

