“Izraeli nuk do ta sulmojë përsëri Katarin”, Trump: Netanyahu nuk më paralajmëroi para sulmit në Doha

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ishte paralajmëruar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përpara sulmit të fundit izraelit në Dohë, Katar, duke mohuar raportimet e mëparshme nga Axios që sugjeronin një komunikim paraprak mes dy liderëve.

Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha:

“Ai nuk më informoi. E mësova për sulmin si të gjithë të tjerët.”

Deklarata e presidentit vjen pas spekulimeve të shumta se Netanyahu kishte sinjalizuar paraprakisht për një ofensivë në Katar, i cili ka luajtur një rol kyç si ndërmjetës në negociatat për pengjet dhe ndihmat humanitare për Gazën.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte garanci se Izraeli nuk do të sulmonte përsëri Dohën, Trump u përgjigj qartë:

“Izraeli nuk do ta sulmojë përsëri Katarin.”