Vrasja e aktivistit përplas Meloni me kundërshtarët

Vrasja e Charlie Kirk ka trazuar politikën ndërkombëtare. Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila sulmoi kundërshtarët e saj politik për minimizimin e dhunës ndaj të djathtës.

“Urrejtja dhe dhuna politike po kthehen në mënyrë dramatike si realitet. Unë vij nga një komunitet politik që shpesh është akuzuar padrejtësisht për përhapjen e urrejtjes. Kjo vjen nga të njëjtët njerëz që sot heshtin, minimizojnë, madje justifikojnë ose festojnë vrasjen e paramenduar, të qëllimshme dhe me gjakftohtësi të një 31-vjeçari,” tha Giorgia Meloni.

Ajo iu referua drejtpërdrejt komenteve pas vrasjes së Charlie Kirk, ku sipas saj pati reagime “çnjerëzore”, përfshirë edhe atë të italianit Piergiorgio Odifreddi.

“E them këtë edhe sepse kam lexuar shumë komente çnjerëzore rreth vdekjes së Charlie Kirk. Njëri prej tyre është Piergiorgio Odifreddi, një intelektual i krahut të majtë, i cili tha: ‘Të qëllosh Martin Luther King dhe të qëllosh një përfaqësues të MAGA-s nuk është e njëjta gjë’. Tani, do të doja ta pyesja këtë profesor të shquar se çfarë do të thotë saktësisht.”

Në vijim të fjalimit të saj, Meloni u ndal edhe te reformat e brendshme dhe pozicionimi ndërkombëtar i Italisë. Ajo theksoi se Italia është thyer në një pikë stabiliteti në Evropë.