I zhdukur prej 24 ditësh, gjendet i pajetë! Ja çfarë ka ndodhur në Lushnjë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë, i dyshuar si i vetëvarur në një pemë, shtetasi F. Gj., 44 vjeç.

Sipas Policisë, 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim më 21 gusht 2025, pas kallëzimit të bërë nga motra e tij për largimin nga banesa.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Lushnjës për vlerësim, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “Clirimi”, është gjetur dyshohet i vetëvarur në një pemë, shtetasi F. Gj., 44 vjeç, i shpallur në kërkim në datë 21.08.2025, pas kallëzimit të bërë nga motra e tij për largim nga banesa.