ED SHEERAN SFIDON VETEN! Albumi “Play”, përgjigja ndaj një periudhe të vështirë personale

Ed Sheeran rikthehet me albumin Play, duke eksperimentuar me ndikime nga muzika aziatike pas dy dështimeve komerciale. Sipas kritikeve albumi shpesh bie në rrugë të sigurta pop dhe nuk i shfrytëzon plotësisht mundësitë artistike të artistit.

Ed Sheeran ka publikuar albumin e tij të tetë, Play, duke u përpjekur të ringjallë suksesin e mëparshëm pas dështimeve të dy projekteve të fundit, Subtract dhe Autumn Variations.

Të dy albumet e fundit, më të thellë dhe më personalë, nuk arritën të tërheqin audiencë masive, duke shitur shumë më pak se rekordet e mëparshme.

Në Play, Sheeran eksploron ndikime nga muzika aziatike dhe e Lindjes së Mesme, duke bashkëpunuar me artistë si ylli indian Arijit Singh.

Në këngën kryesore “Sapphire”, ata këndojnë në një kombinim anglisht-hindi-punjabi, një lëvizje që është e para e këtij lloji për një artist perëndimor që arrin majat e streaming-ut në Indi.

Megjithatë, kritika thonë se këto elemente kulturore janë të integruara në një paketë pop shumë komerciale, dhe mungon thellësia e pritshme nga eksperiencat e Sheeran gjatë qëndrimit në Indi dhe kontaktit me muzikën lokale.

Ndërsa disa këngë janë të lehta dhe tradicionale në tematikë si dashuria dhe ndjenjat familjare albumi përmban edhe momente të papritura si “A Little More”, ku Sheeran del më i ashpër ndaj një shoku që e ka tradhtuar.

Ed Sheeran vetë e përshkruan albumin si përgjigje ndaj periudhës së errët në jetën e tij, duke kërkuar të sjellë më shumë gëzim dhe ngjyra përmes muzikës.

Play përballet me sfidën për të rikthyer Sheeran në krye të listave, ndërsa ai përpiqet të gjejë balancën mes eksperimenteve kulturore dhe muzikës së lehtë.