Vr*sja e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë shpërblim kush jep informacion për arrestimin e autorit
FBI ka ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarë për këdo që jep informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk.
Sipas njoftimit zyrtar, publiku inkurajohet të japë informacion, duke kontaktuar përmes një numri telefoni ose duke dorëzuar foto dhe video online.
Më herët autoritetet raportuan se kishin pranuar 130 informacione nga qytetarët deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet nënvizojnë rëndësinë e kontributit të publikut për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, vdiq të mërkurën pasi u qëllua gjatë një ngjarjeje në një kolegj, tha Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe një grup i zyrtarëve republikanë dhe demokratë dënuan të shtënat.
