Alarm në SHBA/ Kërcënim me bo*bë në zyrat e Partisë Demokratike

Një alarm u dha të enjten në mbrëmje në Uashington, për kërcënim me bombë në zyrat e Partisë Demokratike.

 Ndërkohë policia po heton situatën për kërcënim me bombë në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat.

Ndërtesa është nën inspektim, por deri më tani nuk janë gjetur eksplozivë.

Në fakt, një njoftim u bë që stafi të shmangë selinë qendrore, e cila ndodhet në Uashington.

Në njoftim thuhet: "Ju lutemi njoftoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po i përgjigjet një incidenti në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC). Stafit i kërkohet të qëndrojë larg aktivitetit të policisë."