Zgjedhjet lokale në Kosovë – KQZ publikon fletëvotimet për garën e 12 tetorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2025, 22:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.
Zgjedhjet e rregullta lokale mbahen më 12 tetor dhe të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, prej tyre rreth 44 mijë jashtë Kosovës.
Janë gjithsej 2571 vendvotime dhe 910 qendra votimi, raporton KosovaPress.
