“Shqipëria zhgënjen" Halili: Dukej sikur Kombëtarja nuk donte të luante, s’kishte impenjim
Përmes një interviste në Ora News, Erjon Halili, gazetar sporti tha se ndeshja e fundit e Kombëtares së Futbollit ishte një miqësore me një shije të hidhur.
Halili: Është një ndeshje miqësore, ku rezultati ka pak rendësi, por të lë shije të hidhur impenjimi i futbollistëve që duheshin sikur ishin me zor aty. Kjo u ndje edhe nga Tifozeria ku dukej se ata nuk donin të ishin aty dhe nuk kishin dëshirë për të rritur cilësinë në lojë,. Ishin thjeshtë 90 minuta për të luajtur.
Kishte edhe emra të rinj që pritej më shumë nga ata, si dhe nga veteranët, sepse janë vetëm 10 ndeshje në vit me Kombëtaren. Duket se Kombëtarja ka probleme qysh pas listës së Evropianit që po vazhdojnë edhe tani. Janë futbollistë që janë lënë në harresë apo të tjerë që nuk po luajnë.